Ndërlidhjet

"Vizita e Vestervelles, kyçe për marrëveshjen"


Guido Vestervele, Vuk Jeremiq
Guido Vestervele, Vuk Jeremiq
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiq ka thënë se vizita e djeshme e shefit të diplomacisë gjermane Guido Vestervelle ka qenë thelbësore “për largimin e mosmarrëveshjeve” dhe arritjen e marrëveshjes së sotme mes Prishtinës e Beogradit.

“Mendoj se ka qenë thelbësor pajtimi i mbrëmshëm mes Gjermanisë dhe Serbisë, pas të cilit u hoqën mosmarrëveshjet mes organeve të larta shtetërore serbe dhe gjermane, pajtime këto që i kanë konfirmuar edhe akterët tjerë kryesorë të BE-së. Për Prishtinën më nuk ka pasur hapësirë për kundërshtime”, ka thënë Jeremiq për mediat serbe.

Ai ka thënë se në nismat rajonale Kosva nuk do të përfaaqëohet si shtet, sepse sipas tij, “ajo nuk është shtet, përderisa të ekzistojë shteti i Serbisë”. Ai vlerëosi se kjo gjë u konfirmua në Bruksel.
XS
SM
MD
LG