Ndërlidhjet

Lajçak: Vendimi për Serbinë afër, por duhet pritur ende


Mirosllav Lajçak, diplomat evropian
Mirosllav Lajçak, diplomat evropian
Diplomati evropian Mirosllav Lajçak tha se për marrjen e kandidaturës së Serbisë duhet të votojnë të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.

Ai ka thënë se për Bashkimin Evropian është me rëndësi përparimi në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, por sipas tij, vendimi për kandidaturën iu takon shteteve anëtare.

Ai në një intervistë për mediat serbe, ka thënë se Këshilli i Ministrave do të vlerësojë më 1 mars, nëse Serbia i ka përmbushur tri kushtet e caktuara në dhjetor nga ky organ, për të fituar kandidaturën.

“Sot jemi shumë afër kësaj date, por ende nuk jemi në të. Nuk do të ishte e përgjegjshme që tash të spekuloj”, ka thënë Lajçak, drejtor ekzekutiv për Evropën dhe Azinë Qendrore në departamentin për Punë të Jashtme të BE-së.

Ai tha se kushtet tashmë dihen, ndërkaq parimi i bashkëpunimit rajonal, mbetet një nga parimet thelbësore të integrimit evropian.
XS
SM
MD
LG