Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 25 shkurtin në vite…


Ilustrim
Ilustrim
1836 - Samuel Kolt regjistroi shpikjen e tij - revolverin me pesë fishekë.

1570 – Papa Piu V përjashton nga Kisha mbretëreshën Elizabetë I të Anglisë.

1793 – Xhorxh Uashington mban takimin e parë të kabinetit si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1921 – Tbilisi, kryeqyteti i Republikës Demokratike të Gjeorgjisë, okupohet nga Rusia bolshevike.

1932 – Adolf Hitleri siguron shtetësi gjermane përmes natyralizimit, e cila gjë i mundësoi atij që të garojë në zgjedhjet e vitit 1932 për president.

1941 – Në Amsterdamin e okupuar, shpallet grevë e përgjithshme si përgjigje ndaj masave të shtuara antihebraike të vendosura nga nazistët.

1956 – Në një fjalim për kultin e personalitetit dhe pasojat e saj, lideri sovjetik Nikita Khrushchev dënon kultin e personalitetit të Josef Stalinit.

1964 - Kassius Klei tronditi botën e boksit me fitoren ndaj kampionit Soni Liston.

1991 – Një raketë irakiane “Scud” godet një kazermë ushtarake amerikane në Dhahran, Arabi Saudite, duke lënë të vdekur 28 rezervistë të ushtrisë amerikane nga Pennsylvania.

1994 – Në xhaminë e Ibrahimit në qytetin e Bregut Perëndimor, Hebron, dr. Baruch Kappel Goldstein hap zjarr me armë automatike, duke vrarë 29 besimtarë palestinezë dhe duke lënduar edhe 125 të tjerë, para se të mposhtet dhe të rrihet deri në vdekje nga të mbijetuarit. Ngjarja ka mbetur e shënuar në histori si masakra e xhamisë Ibrahim.(z.p.)
XS
SM
MD
LG