Ndërlidhjet

Kroaci: Përshëndetet marrëveshja Kosovë – Serbi


Flamuri i Kroacisë

Flamuri i Kroacisë

Ministria e jashtme e Kroacisë ka shfaqur shpresën se zbatimi i marrëveshjeve të fundit do t’i kontribuoj stabilitetit rajonal.

“Ministria shprehë shpresën se zbatimi i këtyre dhe i marrëveshjeve të mëparshme, do t’i kontribuojnë stabilitetit rajonal, kështu që Serbisë do t’i ndihmoj në arritjen e statusit të kandidatit për anëtarësim, ndërsa Kosovës në përparimin kah integrimet evropiane”, thuhet në njoftimin e mbrëmshëm të Ministrisë së jashtme dhe të punëve evropiane të Kroacisë.

Duke i përshëndetur marrëveshjet, kjo ministri ka theksuar se Kroacia, në parimet e raporteve të fqinjësisë së mirë dhe të partneritetit, edhe mëtutje do ta mbështesë integrimin evro-atlantik të vendeve të rajonit.

Këto komente u bënë pasi Kosova dhe Serbia në Bruksel kanë arritur Marrëveshje për përfaqësimin rajonal të Kosovës dhe për Menaxhimin e Integruat të Kufirit.
XS
SM
MD
LG