Ndërlidhjet

KNKK: Evakuohen 27 të plagosur brenda Sirisë


Gazetarja franceze Edit Buvie e plagosur në Homs
Gazetarja franceze Edit Buvie e plagosur në Homs
Një ekip i Komitetit të Kryeqit të Kuq Ndërkombëtar thotë se janë evakuuar 27 vetë nga lagjet e qytetit të rrethuar Homs në Siri.

Ky ishte grupi i parë që mbrëmë u evakuua nga lagja Baba Amër, që ishte cak i sulmeve me artileri nga ana e forcave qeveritare të Sirisë.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq thotë se nuk ka informacion se dy gazetarët e plagosur perëndimorë, francezja Edit Buvie dhe britaniku Pol Konroj, ishin në mesin e personave të evakuuar.

Të evakuuarit u dërguan në një spital në qytetin Homs.

Zëdhënësja e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Karla Hadad, këtë evakuim e ka cilësuar si “hapi i parë përpara”.
XS
SM
MD
LG