Ndërlidhjet

Afganistan: Vazhdojnë protestat kundër djegies së Kuranit


Protestë në Pakita për shkak të djegies së Kuranit

Protestë në Pakita për shkak të djegies së Kuranit

Qindra afganë të zemëruar për shkak të raporteve për djegien e Kuranit, në një bazë amerikane në Afganistan, për të pestën ditë me radhë kanë mbajtur protesta kundër Shteteve të Bashkuara.

Protesta ka pasur në provincat Logar, Laghman, Nangarhar dhe Sari Pul.

Në Laghman protestuesit janë përpjekur ta shkatërrojnë shtëpinë e guvernatorit.

Shefi i policisë në këtë provincë, Abdul Rahman Sarjang, tha se afro 1 mijë protestues ishin tubuar në një demonstratë të qetë, por së shpejti pjesëmarrësit kishin filluar të gjuajnë me gurë kundër policisë dhe pastaj ishinn përpjekur ta sulmojnë shtëpinë e guvernatorit.

Raportet se Libri i Shenjtë Mysliman, Kurani, ishte djegur në bazën ajrore amerikan në Bagram, ka shkaktuar protesta, në të cilat prej 21 shkurtit janë vrarë së paku 21 vetë.
XS
SM
MD
LG