Ndërlidhjet

Kosovë: Policia ka arrestuar gjashtë serbë


Flaumjt e Kosovës
Flaumjt e Kosovës
Drejtoria për hetimin e krimeve të rënda, në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, kohë më parë ka pranuar informacione se strukturat e organizuara ilegale të Ministrisë se Punëve të Brendshme të Serbisë, janë duke kryer veprimtari kriminale në Kosovë.

Bazuar në këto informacione Policia e Kosovës nën mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qarkut në Gjilan ka zhvilluar hetime preliminare, hetime të cilat kanë rezultuar me dyshimin e bazuar se ky grup personash kanë kryer veprat penale “sulm kundër rendit juridik të Kosovës dhe pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, ka njoftuar policia.

Sot në orët e hershme të mëngjesit, Drejtoria për hetimin e krimeve të rënda e ndihmuar nga njësitet speciale të PK-së, kanë zbatuar Urdhëresën e Gjykatës se Qarkut të Gjilanit për bastisje në shtatë lokacione, me qëllim të sigurimit të provave materiale, me ç’ rast janë ndaluar gjashtë persona të dyshuar.

Sipas policisë, personat e ndaluar gjatë këtij operacioni janë :Z. Deniç, M. Dimitrieviç, T. Deniç, N. Trajkoviç, D. Stojkoviç dhe G. Matrapazoviq.

Gjithashtu gjatë këtij operacioni janë konfiskuar ne cilësi të provave materiale armë dhe gjësende të tjera.

Ky operacion policor është realizuar nën mbikëqyrjen e Prokurorisë se Qarkut ne Gjilan dhe me autorizim të prokurorit, të dyshuarve iu është shqiptuar masa e ndalimit policor.
XS
SM
MD
LG