Ndërlidhjet

logo-print

Maqedonia e përshëndet marrëveshjen Kosovë - Serbi


Pamje e Shkupit në dimër

Pamje e Shkupit në dimër

Ministria e jashtme e Maqedonisë ka përshëndetur marrëveshjen e arritur midis Serbisë dhe Kosovës në Bruksel, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm në drejtim të forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Marrëveshja e arritur midis Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetsimin e BE-së, shkon në drejtim të përparimit dhe përforcimit të stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon, por edhe paraqet shembull konkret se përmes bisedimeve direkte dhe dialogut konstruktiv, mund të zgjidhen të gjitha çështjet e hapur të cilat e prekin rajonin”, thuhet në kumtesë.

MPJ e Maqedonisë vlerëson se marrëveshja hapë mundësi të reja për lëvizjen e Serbisë dhe Kosovës në drejtim të integrimeve europiane.

“Ky moment pozitiv në rajon duhet shfrytëzuar edhe për fillimin final të bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE”, përfundon komunikata.


Marrëveshja mes Prishtinë dhe Beogradit është përshëndetur edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim, duke shprehur bindjen se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia i hap rrugën edhe njohjeve të reja të shtetit të Kosovës.

“Marrëveshja e koordinuar me miqtë tanë në Bruksel dhe Uashington vë themelet e marrëdhënieve të ndërsjella ndërshtetërore midis Republikës së Kosovës dhe Sërbisë, por njëkohësisht kontribuon në paqën e qëndrueshme dhe stabilitetin e sigurinë në rajon”, thuhet në një njoftim të BDI-së.

Sot, Kosova njihet edhe nga Sërbia, që njëkohësisht hapë rrugën për njohje edhe nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian, që akoma nuk e kanë ndërmarrë këtë hap”, thuhet në komunikatën e BDI-së, të nënshkruar nga lideri i saj, Ali Ahmeti.
XS
SM
MD
LG