Ndërlidhjet

logo-print

Policia arreston gjashtë serbë

  • RFE /RL

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës

Drejtoria për hetimin e krimeve të rënda, në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, kohë më parë ka pranuar informacione se strukturat e organizuara ilegale të Ministrisë se Punëve të Brendshme të Serbisë, janë duke kryer veprimtari kriminale në Kosovë.

Bazuar në këto informacione, Policia e Kosovës, nën mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qarkut në Gjilan, ka zhvilluar hetime preliminare, hetime të cilat kanë rezultuar me dyshimin e bazuar se ky grup personash ka kryer veprat penale “sulm kundër rendit juridik të Kosovës dhe pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, ka njoftuar policia.

Të shtunën, në orët e hershme të mëngjesit, Drejtoria për hetimin e krimeve të rënda e ndihmuar nga Njësitet Speciale të PK-së, ka zbatuar Urdhëresën e Gjykatës se Qarkut të Gjilanit për bastisje në shtatë lokacione, me qëllim të sigurimit të provave materiale, me ç’ rast janë ndaluar gjashtë persona të dyshuar.

Sipas policisë, personat e ndaluar gjatë këtij operacioni janë :Z. Deniq, M. Dimitrieviq, T. Deniq, N. Trajkoviq, D. Stojkoviq dhe G. Matrapazoviq.

Gjithashtu, gjatë këtij operacioni janë konfiskuar në cilësi të provave materiale, armë dhe gjësende të tjera.

Ky operacion policor është realizuar nën mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qarkut në Gjilan dhe me autorizim të prokurorit, të dyshuarve iu është shqiptuar masa e ndalimit policor.(a.k.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG