Ndërlidhjet

FT: Gazetarja më trime e luftës nga brezi i saj


 Marie Kolvin me kryengritësit libianë në Misrata, korrik 2011...
Marie Kolvin me kryengritësit libianë në Misrata, korrik 2011...

" Financial Times"

Gazetarja Marie Kolvin shkoi më tutje dhe qëndroi më gjatë se reporterët e tjerë të luftës dhe kjo ishte ajo që i dha gazetarisë së saj intimitetin dhe autenticitetin, që e dallon atë dhe ajo që e çoi në vdekje të mërkurën.

Pasi kishte arritur në Siri ajo kishte shkruar një e-mail ku thoshte se “nuk ishte e sigurt se ishte lëvizja më e mençur, por hyra në Baba Amro” dhe kishte shtuar se, “këtu ekziston një ankth, por aq zemërim, që ia vlen”.

Ky zemërim u përshkrua në udhëtimin e saj të fundit për gazetën Sanday Times, me ç’rast ajo foli për bodrumet, ku strehoheshin civilët nga bombardimet e vazhdueshme nga forcat qeveritare siriane.

Komuniteti ndërkombëtar nuk i ka ndihmuar të pafajshmit të zënë në këtë ferr”, ka shkruar ajo.

Derisa udhëhiqej me përkushtimin për “të bërë dallim”, ajo nuk ishte polemiste, por një gazetare e stilit të vjetër, që besonte se duke qenë vetë dëshmitar, ishte gjëja më e rëndësishme.

Duke shkruar për gazetën londineze, Sanday Times, ajo kishte më shumë kohë se ne që bënim gazetari ditore, por ajo i ishte ekspozuar një rreziku më të madh.

Derisa ne do të shkonin dhe ktheheshim sa më shpejt që ishte e mundur, ajo mbetej. Vitin e kaluar ajo i kaloi nëntë javë në Misurata, që ishte nën rrethimin e forcave të Gadafit në Libi.

Në vitin 1999, kur pothuajse të gjithë gazetarët e tjerë ishin larguar nga Timori Lindor, ajo mbeti në kompleksin e Kombeve të Bashkuara me një qytetare të tmerruar vendëse, që fshihej nga trupat dhe paramilitarët e zemëruar të Indonezisë.

Jeta e saj personale ishte turbulente: ishte martuar tri herë, ndërsa dy herë me të njëjtin njeri.

Gjatë viteve të fundit ajo kishte dëshirë të lundronte në oqean me partnerin e saj Riçard Flaje.

Ajo nuk ishte e interesuar në çfarëdo debati për femrat korrespondente të luftës, ajo e dinte se ishte më trime dhe më e mirë se shumica e meshkujve.

Por, ajo ishte jashtëzakonisht mbështetëse për reporterët e tjerë, veçanërisht për ata të rinjtë dhe me më pak përvojë.

Ajo ishte lindur dhe rritur në Long Ajlend të Nju Jorkut, e studioi antropologjionë në Jel në vitet ‘70, ku studentët e mbajnë mend si “karakter që vishej me të zeza dhe i ndizte njëqind cigare në ditë”.

Ajo u bë reportere në Nju Jork dhe ishte dërguar në Paris nga United Press International.

Në gazetën Sunday Times ajo filloi të punojë në vitin 1985.

Ajo ka njohur shumë politikanë e liderë, por megjithatë, njerëzit e thjeshtë ishin për të më të rëndësishmit.

Ajo e kishte pasur një operacion në syrin e majtë, që e kishte humbur, pasi një ushtar në Shri Lankë,e kishte hedhur një granatë në të, derisa ajo kalonte nga territori i kontrolluar nga Tigrat Tamilë.

Ajo pati thënë se ishte vështirë për të qarë, por duhej ta bënte këtë, meqë ishte shumë e prekur, pasi kishte marrë disa letra nga Tamilët, që pyesnin nëse ata mund t’ia dhuronin asaj syrin e tyre. (f. b.)
XS
SM
MD
LG