Ndërlidhjet

Ivanoviq: Kuvendi i Serbisë ta anuloj marrëveshjen në Bruksel


Millan Ivanoviq
Millan Ivanoviq
Politikani serb në pjesën veriore të Kosovës, Millan Ivanoviq, u ka bërë thirrje deputetëve opozitarë në Kuvendin e Serbisë, që të kërkojnë me urgjencë mbajtjen e një seance, për t’i hedhur poshtë të gjitha marrëveshjet, që në Bruksel i ka arritur shefi i ekipit negociator të Serbisë, Borisllav Stefanoviq.

Në një konferencë për shtyp në Mitrovicë, Ivanoviq ka vlerësuar se “të gjitha marrëveshjet e arritura në bisedimet Beograd – Prishtinë, janë të dëmshme për serbët”, që jetojnë në Kosovë.

“Udhëheqja aktuale shtetërore, edhe me çmimin e humbjes së sovranitetit, shkeljes dhe thyerjes së Kushtetutës, po bënë çdo gjë për të mbetur në pushtet”, tha ai.

Mëtutje, Millan Ivanoviq, që është kryetar i të ashtuquajturit Këshill Kombëtar Serb i Kosovës Veriore, tha se ky organ “nuk i pranon marrëveshjet e njëanshme dhe ashtu siç do t’i kundërshtoj institucionet e Kosovës me të gjitha mjetet demokratike, këtë do ta bëjë edhe me marrëveshjet e arritura”.
XS
SM
MD
LG