Ndërlidhjet

Afganistan: U vranë dy oficerë amerikanë


Ministria e brendshme në Kabul të Afganistanit

Ministria e brendshme në Kabul të Afganistanit

NATO-ja e ka tërhequr gjithë personelin e saj, që punonte në ministritë në Kabul, pasi dy oficerë amerikanë janë vrarë në Ministrinë e brendshme të Afganistanit.

Komandanti i NATO-s në Afganistan, gjenerali Xhon Allen, tha sot se për shkaqe mbrojtëse janë ndërmarrë “masa të menjëhershme” për tërheqjen e personelit.

NATO-ja nuk e ka zbuluar kombësinë e personave të vrarë, por mediat perëndimore i kanë cituar zyrtarët afganë, që privatisht kanë thënë se ishin vrarë dy këshilltarë amerikanë.

Talibanët afganë e kanë marrë përgjegjësinë për këto vrasje.

Ky grup më vonë tha se vrasjet u bënë në shenjë hakmarrjeje për djegien e kopjeve të Kuranit në një bazë të NATO-s në Bagram të Afganistan.

Ky incident ka shkaktuar protesta të gjëra në disa provinca afgane.
XS
SM
MD
LG