Ndërlidhjet

“Borati” i tmerruar me ndalesën për ceremoninë Oskar


Sasha Baron Kohen në filmin Diktatori

Sasha Baron Kohen në filmin Diktatori

Aktori Sash Baron Kohen, që u bë i njohur me rolet e tij në filmat Ali Xhi, Borat dhe Bruno, e ka shprehur “tmerrin” e vet ndaj organizatorëve të ceremonisë së Çmimeve Oskar, të cilët ia kanë ndaluar paraqitjen me veshjen e karakterit të tij të fundit filmik.

Akademia e Arteve Filmike dhe Shkencave, që e organizon mbrëmjen e dhënies së Çmimeve Oskar, tha se Kohen nuk mund të paraqitet në këtë ceremoni, nëse është i veshur si karakteri i rolit të tij në filmin “Diktatori”.

Aktori Kohen, në Internet, i veshur sikur “diktatori” admiral gjeneral Aladin, e ka postuar një video ku i duartrokiti vendimit të “Akademisë për marrjen e së drejtës së tij për liri të të shprehurit”, por është kërcënuar se nëse Akademia nuk i “tërheq sanksionet deri të dielën, do të ballafaqohet me konsekuenca të paimagjinueshme”.

Aktori Kohen i cilësoi organizuesit si “sionistë”, për ndalesën që të paraqitet si Diktator.
XS
SM
MD
LG