Ndërlidhjet

Kabul: Kërkohet oficeri i dyshuar për vrasje të dy amerikanëve


Ministria e brendshme afgane, ku u vranë dy amerikanë

Ministria e brendshme afgane, ku u vranë dy amerikanë

Raportet nga Afganistani thonë se polica është në kërkim të oficeri të inteligjencës afgane, i dyshuar për vrasjen e dy oficerëve të Shteteve të Bashkuara.

Dy amerikanët, që punonin si oficerë në koalicionin e NATO-s, u vranë dje në Ministrinë e brendshme të Afganistanit në Kabul.

Zyrtarë të paidentifikuar afganë thanë sot se i dyshuari kryesor, një oficer policie, që kishte punuar për Departamentin e inteligjencës në këtë ministri, është zhdukur pas sulmit.

BBC-ja ka cituar zyrtarët për kundër-terrorizëm, që të dyshuarin e kanë identifikuar si Abdul Sabur, 25 vjeçar.

NATO-ja ka thënë se i gjithë personeli i saj tërhiqet nga ministritë afgane pas vrasjeve.

Përgjegjësinë për këtë sulm e kanë marrë talibanët afganë, duke thënë se ai është bërë në shenjë hakmarrjeje për djegien e kopjeve të Kuranit në një bazë të NATO-s në Afganistan.

Ky incident ka shkaktuar edhe protesta disaditëshe në disa provinca në Afganistan.
XS
SM
MD
LG