Ndërlidhjet

SHBA: Mbështetje për demokraci në Afrikën Veriore


Hillari Klinton përshëndetet me ministrin e jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, në takimin "Miqtë e Sirisë" në Tunizi
Hillari Klinton përshëndetet me ministrin e jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, në takimin "Miqtë e Sirisë" në Tunizi
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, është larguar dje nga Tunizia, ku mori pjesë në takimin “Miqtë e Sirisë”, së bashku me përfaqësuesit e afro 60 vendeve, dhe arriti në Algjeri, për takime me zyrtarët e lartë të këtij vendi.

Zonja Klinton u takua me presidentin, Aziz Buteflika, dhe me ministrin e jashtëm, Murad Medelci.

Në një deklaratë të shkurtër për gazetarë, zyrtarja e lartë e Shteteve të Bashkuara, tha se ajo po barte mesazhin e mbështetjes amerikane për ndryshime demokratike në Afrikën Veriore, ku liderët, që kishin sunduar për një kohë të gjatë në Tunizi, Egjipt dhe Libi, ishin përmbysur gjatë vitit 2011.

Në këtë kuadër Hillari Klinton, theksoi se arabët vetë duhet të vendosin për çështjet e tyre:

“Ata duhet dhe meritojnë mundësinë për të marrë vendime për vetveten, pasi kjo është mirë për dinjitet dhe të drejtën e secilit individ dhe është mirë për secilën shoqëri”, tha Hillari Klinton, mbrëmë në kryeqytetin Algjer.
XS
SM
MD
LG