Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Mijëra vetë demonstruan kundër Putinit


Protestë e mëparshme për zgjedhje korrekte në Shën Petersburg (Rusi)

Protestë e mëparshme për zgjedhje korrekte në Shën Petersburg (Rusi)

Mijëra demonstrues u tubuan dje në qendër të qytetit Shën Petersburg, për të protestuar kundër kryeministrit, Vlladimir Putin, i cili synon edhe një mandat presidencial, në zgjedhjet që mbahen javën e ardhshme.

Demonstruesit marshuan nëpër rrugët e qytetit duke brohoritur parulla kundër Putinit, e pastaj u mblodhën në sheshin kryesor në Shën Petersburg.

Megjithqë ka pasur prani të madhe policore, nuk është raportuar për arrestime gjatë kësaj demonstrate, e cila ishte e lejuar nga autoritetet.

Vlladimir Putini, që ishte president në periudhën 2000 – 2008, pritet që bindshëm të fitoj kundër katër rivalëve kryesorë në zgjedhjet e katër marsit.
XS
SM
MD
LG