Ndërlidhjet

Rusi: Tërmet i fuqishëm në Siberi


Banorët e evakuuar në Kyzyl, pas tërmetit më 28 dhjetor 2011
Banorët e evakuuar në Kyzyl, pas tërmetit më 28 dhjetor 2011
Një tërmet i fuqishëm me intensitet 6.8 shkallë sot e ka tronditur pjesën jugperëndimore të Siberisë në Rusi.

Vëzhgimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se epiqendra e tërmetit ishte 100 kilometra në lindje të qytetit Kyzyl, që është kryeqytet i Republikës Tiva në Rusi.

Ministria rajonale e emergjencave ka nhjoftuar se tërmeti ishte ndjerë në Tiva dhe në rajonet fqinje, por nuk ka shkaktuar viktima ose dëme serioze materiale.

Disa banorë lokalë kanë raportuar se dritaret në banesat e tyre ishin thyer.

Kjo republikë ruse e largët, afër kufirit me Mongolinë, është njëri nga rajonet më aktive sizmike në Rusi.
XS
SM
MD
LG