Ndërlidhjet

Spanjë: Arriti një sasi e thesarit nga SHBA-të


Monedha ari
Monedha ari
Një sasi e monedhave të arit dhe argjendtit nga një anije e fundosur spanjolle, ka arritur në Spanjë, pas pesë vitesh të një procesi gjyqësor lidhur me çështje të pronësisë.

Llogaritet se vlera e monedhave është 500 milionë dollarë.

Ky thesar arriti dje në një bazë ushtarake afër Madridit, me dy aeroplanë ushtarakë transportues.

Firma e Shteteve të Bashkuara, Odyssey Marine Exploration, e ka gjetur këtë thesar prej 17 tonelatave, në mbeturinat e bregdetit të Atlantikut në Portugali, në vitin 2007.

Por, një gjyqtar federal i Shteteve të Bashkuara aktualisht ka urdhëruar që firma Odyssey t’ia dorëzoj Spanjës thesarin.

Kjo është disfata e fundit juridike e kësaj kompanie gjatë një vargu të proceseve.

Të 594 mijë monedhat dhe artifaktet e tjera besohet se janë gjetur në anijen Nuestra Senora de las Mercedes, që ishte fundosur nga një luftanije britanike në vitin 1804.
XS
SM
MD
LG