Ndërlidhjet

logo-print

Mijëra rusë bashkojnë duart kundër Putinit

  • RFE /RL

Protesta "Unaza e Madhe e Bardhë" bashkoi mijëra rusë në Moskë kundër Putinit...

Protesta "Unaza e Madhe e Bardhë" bashkoi mijëra rusë në Moskë kundër Putinit...

Mijëra demonstrues u tubuan në qendër të qytetit Shën Petersburg, për të protestuar kundër kryeministrit Vlladimir Putin, i cili synon edhe një mandat presidencial, në zgjedhjet që mbahen javën e ardhshme.

Demonstruesit marshuan nëpër rrugët e qytetit duke brohoritur parulla kundër Putinit, e pastaj u mblodhën në sheshin kryesor në Shën Petersburg.

Megjithqë ka pasur prani të madhe policore, nuk është raportuar për arrestime gjatë kësaj demonstrate, e cila ishte e lejuar nga autoritetet.

Vlladimir Putini, që ishte president në periudhën 2000 – 2008, pritet që bindshëm të fitojë kundër katër rivalëve kryesorë në zgjedhjet e katër marsit.(f.b.)

XS
SM
MD
LG