Ndërlidhjet

logo-print

Johanesburg: Nelson Mendela doli nga spitali


Nelson Mendela

Nelson Mendela

Presidenca e Afrikës Jugore tha se ish presidenti Nelson Mendela, ka dalur nga spitali.

U tha se ai u dërgua në shtëpi, pasi ishte kontrolluar dhe konstatuar se “nuk ishte vërejtur asgjë e gabueshme”.

Zyrtarët më herët kanë thënë se ish presidenti 93 vjeçsar, njëherësh fitues i Çmimit Nobel për Paqe, Nelson Mendela, i ishte nënshtruar laparoskopisë, një procedurë që përfshinë depërtimin e një kamere të vogël nëpër bark për ta mundësuar kontrollin e brendshëm.

Zoti Mendela i ka mbajtur 27 vite burg për luftimin e pushtetit të pakicës së bardhë në periudhën e apartejdit.

Ai u bë presidenti i parë zezak i Afrikës Jugore në vitin 1994, me ç’rast shërbeu pesë vite.

Ai është tërhequr nga jeta publike në vitin 2005, por mbetet një figurë shumë e popullarizuar.
XS
SM
MD
LG