Ndërlidhjet

logo-print

Turqi: Mirëpritet marrëveshja Kosovë – Serbi


Pamje nga kryeqyteti turk Ankara

Pamje nga kryeqyteti turk Ankara

Turqia i mirëpret marrëveshjet e arritura për përfaqësimin e Kosovës në forumet rajonale dhe menaxhimin e integruar të kufirit, në negociatat e lehtësuara nga BE-ja, mes Beogradit e Prishtinës, thuhet në komunikatën e Ministrisë së jashtme të Turqisë.

Turqia ka përgëzuar qeveritë përkatëse të Beogradit dhe Prishtinës mbi qëndrimin e tyre fleksibël.

Me këtë rast theksohet se Turqia "këto marrëveshje i konsideron si një hap të madh drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, si dhe konsolidimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan".

Mëtutje në kumtesë theksohet se "besojmë se me këtë marrëveshje Kosova ka bërë përparim në integrimin e saj me strukturat euro-atlantike dhe mirëpresim që Kosova do të marrë pjesë në forumet rajonale".

MJT thotë se "kemi krijuar marrëdhënie të ngushta bashkëpunimi në fusha bilaterale, rajonale dhe ndërkombëtare me Serbinë, të cilën ne e konsiderojmë si një vend kyç për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Ballkan”.
XS
SM
MD
LG