Ndërlidhjet

Moskë: Mijëra protestues i bashkojnë duart kundër Putinit


Protestuesit kundër Vlladimir Putinit në Moskë
Protestuesit kundër Vlladimir Putinit në Moskë
Mijëra njerëz i kanë lidhur sot duart përgjatë një unaze të brendshme rrugore në Moskë, në shenjë proteste kundër kryeministrit, Vlladimir Putin.

Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë në Moskë, Tom Balmforth, raportoi se protestuesit ishin mbledhur përgjatë një unazës rrugore 16 kilometërshe, megjithë motin me borë.

Organizatorët e së ashtuquajturës “Unazë e Madhe e Bardhë”, thanë se do të duhen 34 mijë njerëz për ta krijuar një rreth përgjatë rrugës.

Autoritetet e Moskës nuk kanë dhënë leje zyrtare për këtë aksion, por organizuesit thanë se ai është legal pasi pjesëmarrësit janë të heshtur derisa i lidhin duart.

Mbështetësit e Putinit planifikojnë t’i përgjigjen këtij aksioni me tubim në qendër të Moskës.

Pritet që zoti Putin do të fitoj në zgjedhjet presidenciale më 4 mars, që do të ishte mandati i tij i tretë në postin e presidentit të Rusisë.
XS
SM
MD
LG