Ndërlidhjet

logo-print

Daçiq: Keqardhje që policia e Serbisë nuk është në Kosovë


MInistri i brendshëm i Serbisë, Iivica Daçiq

MInistri i brendshëm i Serbisë, Iivica Daçiq

Ministri i brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, e ka dënuar ashpër arrestimin e pjesëtarëve të Ministrisë së brendshme të Serbisë (MUP) në Gjilan dhe ka shprehur keqardhje që policia e Serbisë nuk e ka policinë e vet në Kosovë.

“Më vie keq që Serbia nuk e ka policinë në Kosovë, sepse sikur ta kishte pasur, nuk do të kishte ndodhur kjo që shqiptarët e bëjnë kundër serbëve, e as ajo që serbët ia bëjnë vetvetes”, u tha sot Daçiq gazetarëve në Beograd.

Ai theksoi se pjesëtarët e Ministrisë së brendshme të Serbisë i kishin paraqitur “serbët lokalë që punojnë për Thaçin”.

Dje, pjesëtarë të një njësie speciale të policisë së Kosovës i kanë arrestuar gjashtë serbë në Gjilan, dhe i kanë akuzuar për “sulm në rendin juridik të Kosovës dhe pengim të policisë në kryerjen e detyrës zyrtare”.
XS
SM
MD
LG