Ndërlidhjet

logo-print

Daçiq: Keq që policia e Serbisë s'është në Kosovë

  • RFE /RL

Ivica Daçiq

Ivica Daçiq

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, e ka dënuar ashpër arrestimin e pjesëtarëve të Ministrisë së Brendshme të Serbisë (MUP) në Gjilan dhe ka shprehur keqardhje që policia e Serbisë nuk e ka policinë e vet në Kosovë.

“Më vjen keq që Serbia nuk e ka policinë në Kosovë, sepse sikur ta kishte pasur, nuk do të kishte ndodhur kjo që shqiptarët e bëjnë kundër serbëve, e as ajo që serbët ia bëjnë vetvetes”, u tha sot Daçiq gazetarëve në Beograd.

Ai ka theksuar se pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme të Serbisë i kishin paraqitur “serbët lokalë që punojnë për Thaçin”.

Të shtunën, pjesëtarë të një njësie speciale të Policisë së Kosovës arrestuan gjashtë serbë në Gjilan, nën akuzën për “sulm në rendin juridik të Kosovës dhe pengim të policisë në kryerjen e detyrës zyrtare”.

Për më shumë lidhur me arrestimin, klikoni këtu.
XS
SM
MD
LG