Ndërlidhjet

“The Artist” dominon mbrëmjen e Oskar-it


Regjisori Mishel Azanvisijus

Regjisori Mishel Azanvisijus

Ceremonia e 84-të e ndarjes së çmimeve Oskar është dominuar me filmin “The Artist”, të regjisorit Mishel Azanvisijus, i cili ka fituar në pesë kategori: për filmin më të mirë, regjinë, aktorin, kostumografinë dhe muzikën. Aktori i shpërblyer është Zhan Dujardin.

Oskari për aktoren më të mirë, për të tretën herë në karrierë, i është dhënë legjendares Meril Strip, për portretizimin e ish-kryeministres britanike, Margaret Teçër, në filmin “The iron lady”.

Çmimi për aktorin më të mirë episodik ka shkuar për 82-vjeçarin Kristofer Pllamer, për rolin e tij në filmin “Beginners”.

Filmi iranian “Ndarja” ka fituar Oskarin për filmin më të mirë të huaj, ndërsa regjisori pakistanez Sharmen Obaid Çinoj është shpërblyer për filmin më të mirë dokumentar “Saving face”. Kjo ishte hera e para që një regjisor pakistanez apo iranian merr çmimin Oskar.

Filmi më i mirë i animuar është shpallur “The Fantastic Flying Books of Mr. Morris Lessmore” i Uilliam Xhojs dhe Brendon Oldenburg.
XS
SM
MD
LG