Ndërlidhjet

Vetëvendosje proteston fusnotën


Prishtinë

Prishtinë

Në shenjë kundërshtimi ndaj marrëveshjes për fusnotën me të cilën Kosova do të përfaqësohej në forumet rajonale, Lëvizja Vetëvendosje pritet të organizojë sot protestën, përmes së cilës, siç ka thënë “do të bllokojë për katër orë punën e Qeverisë së Kosovës”.

Ky subjekt opozitar është deklaruar fuqishëm kundër marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se mospërfshirja e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në fusnotë “e bën marrëveshjen të papranueshme për institucionet e Kosovës dhe popullin e saj”.

Fusnota, me të cilën janë dakorduar palët në Bruksel, përfshin Rezolutën 1244 dhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar edhe peticionin që kërkon seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës për mospranimin e marrëveshjes. Zyrtarët e kësaj lëvizjeje kanë bërë të ditur se kanë mbledhur mbi 10,000 nënshkrime të qytetarëve.

Marrëveshja për bashkëpunimin rajonal është mirëpritur nga fuqitë perëndimore.
XS
SM
MD
LG