Ndërlidhjet

Zbulohet “komploti” për vrasjen e Putinit


Kryeministri rus, Vladimir Putin.
Kryeministri rus, Vladimir Putin.
Mediat në Moskë thonë se agjentët e inteligjencës ruse dhe ukrainase kanë zbuluar një komplot që dyshohet se kishte qëllim vrasjen e kryeministrit të Rusisë, Vladimir Putin, pas zgjedhjeve presidenciale të 4 marsit.

Burimet e njëjta flasin për arrestimin e grupit të të dyshuarve, të cilët thonë se “janë urdhëruar nga lideri çeçen, Doku Umarov”.

Mësohet se sulmuesit e dyshuar janë arrestuar në qytetin e Ukrainës - Odesa.

Sekretari për media i Putinit, Dmitri Peshkov, ka konfirmuar raportet, por nuk ka pranuar të bëjë komente.

Putin do të kandidojë në zgjedhjet e fundjavës së ardhshme për postin e presidentit të Rusisë. Ai ka shërbyer në këtë detyrë edhe në periudhën 2000-2008.
XS
SM
MD
LG