Ndërlidhjet

Për Kosovën dilema, Serbia merr kandidaturën


Flamuri i BE-së dhe i Serbisë...
Flamuri i BE-së dhe i Serbisë...
Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë një konsensus të gjerë për t’i dhënë Serbisë statusin e kandiatit. Sa i përket Kosovës, vazhdojnë të mbeten dilema te shtetet, që nuk e kanë njohur ende pavarësinë.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë një konsensus të gjerë për t’i dhënë Serbisë statusin e kandiatit.

Por, sa i përket Kosovës, sipas burimeve diplomatike në BE ende vazhdojnë të mbeten disa dilema tek disa shtete që nuk e kanë njohur ende Kosovën.

Diplomatët në Bruksel përmendin Qipron, por thonë se po punohet në gjetjen e formulës e cila do të mundësonte që të miratohen konkluzat, me të cilat ministrat e BE-së do të mirëprisnin qëllimin e KE-së, për nisjen e përpilimit të projektit për studimin e fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit për Kosovën.

Në anën tjetër, shumica e ministrave të jashtëm të BE-së, janë shprehur se Serbia ka përmbushur kushtet për marrjen e kandidaturës.

“Sot kishin një marrëveshje”, u ka thënë Zhype gazetarëve gjatë një pauze të takimit ministror që mbahej në Bruksel, transmeton AFP.

Vendimi formal për dhënien e kandidaturës pritet të jepet nga ministrat për Çështje Evropiane të martën, ndërsa verdikti final jepet në një samit të BE-së më 1 dhe 2 mars.

Të paktën nuk kishte kundërshtime tjera sot”, ka thënë Zhype.

Kjo do të inkurajojë Beogradin që të bëjë përparim në rrugën drejt riafrimit me BE-në”, ka thënë ai, edhe pse sipas tij, ka ende punë për t’u bërë.

Disa ministra të jashtëm të BE-së kanë folur në favor të dhënies së kandidaturës.

Serbia i ka përmbushur kushtet për statusin e kandidatit”, ka thënë ministri i jashtëm i Suedisë, Karl Bildt.

Ngjashëm është shprehur edhe homologu i tij belg, Didier Rajnders, i cili është zotuar se do të mbështesë Beogradin.

Ndërkaq, ministri çek Karel Shvarzenberg ka shprehur shpresën se “do të ketë një marrëveshje pozitive”.

Beogradi forcoi shanset e tij për të fituar kandidaturën pas marrëveshjes për bashkëpunim rajonal që arriti me Kosovën të premten e kaluar.

Sipas marrëveshjes, Kosova mund të marrë pjesë në takimet rajonale, si anëtare me të drejta të plota si shtetet tjera, por nën fusnotën, e cila përmend rezolutën 12 44 dhe Deklaratën e Gjykatës Ndërkombëtare të Drjetësisë në lidhje me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Ndërkohë, po në Bruksel, ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se “është e papranueshme që edhe më tutje kosovarët të jenë qytetarët e vetëm të cilët nuk gёzojnё lëvizjen pa viza nё zonën Shengen”.

Ai ka bërë këto komente gjatë një takimi të përbashkët me ministrin e Punëve tё Jashtme tё Austrisë, Majkëll Spindeleger dhe ministren kosovare të Integrimeve Evropiane, Vlora Çitakun.

Ministrat kosovarë kanë vazhduar edhe të hënën takimet nё Bruksel.

Ata kanë thënë se “ёshtё koha e fundit qё Republika e Kosovës tё marrë udhërrëfyesin, tё nënshkruhen marrëdhëniet kontraktuale dhe tё fillojë studimi i fizibilitetit për marrëveshjen për Stabilizim Asociim me Bashkim Evropian”.

Ministrat kosovarë kanë pasur takime me shumë nga ministrat e jashtëm të vendeve anëtare te BE-së, të cilët po zhvillojnë një takim ministror në Bruksel.(a.i.)
XS
SM
MD
LG