Ndërlidhjet

logo-print

Saleh largohet zyrtarisht


Presidenti në largim i Jemenit, Ali Abdullah Saleh.

Presidenti në largim i Jemenit, Ali Abdullah Saleh.

Udhëheqësi i Jemenit, Ali Abdullah Saleh, ka dhënë dorëheqje zyrtarisht nga posti i presidentit.

Në ceremoninë e së hënës në pallatin presidencial së Sana, Saleh i ka dorëzuar formalisht pushtetin nënpresidentit Abdrabuh Mansur Hadi, i cili është zgjedhur në zgjedhjet e javës së kaluar.

Saleh ka sunduar vendin për më shumë se 33 vjet, para arritjes së marrëveshjes për dorëzimin e përgjegjësive, si mënyrë për t’iu dhënë fund protestave anti-qeveritare. Marrëveshja ishte arritur nën ndërmjetësimin e SHBA-së dhe të Gjirit Arab.

Në shkëmbim të dorëheqjes, Saleh ka fituar imunitet nga ndjekja penale.

Ai është lideri i katërt veteran në botën arabe që lë pushtetin për shkak të trazirave.
XS
SM
MD
LG