Ndërlidhjet

Tridhjetë ditë paraburgim për të arrestuarit në Gjilan


Logo e EULEX-it
Logo e EULEX-it
Gjashtë pjesëtarët e dyshuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP), të cilët u arrestuan të shtunën në Gjilan dhe akuzohen për ushtrim të padrejtë të presionit ndaj banorëve të Parteshit për mosnjohjen e institucioneve të Kosovës, kanë dalë para gjykatësit.

"Pas dëgjimit nga gjykatësi i procedurës paraprake mbrëmjen e djeshme, gjykatësi i EULEX-it urdhëroi vazhdimin e masës së paraburgimit për tridhjetë ditë për pesë të dyshuarit", bën të ditur kumtesa e misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë.

Njëri nga të dyshuarit mësohet të jetë liruar.
XS
SM
MD
LG