Ndërlidhjet

Tridhjetë ditë paraburgim për pjesëtarët e MUP-it


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Gjashtë pjesëtarët e dyshuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP), të cilët u arrestuan të shtunën në Gjilan dhe akuzohen për ushtrim të padrejtë të presionit ndaj banorëve të Parteshit për mosnjohjen e institucioneve të Kosovës, kanë dalë para gjykatësit.

"Pas dëgjimit nga gjykatësi i procedurës paraprake mbrëmjen e djeshme, gjykatësi i EULEX-it urdhëroi vazhdimin e masës së paraburgimit për tridhjetë ditë për pesë të dyshuarit", bën të ditur kumtesa e misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë.

Më 25 shkurt, Policia e Kosovës kishte njoftuar se ka zhvilluar hetime preliminare, hetime të cilat kanë rezultuar me dyshimin e bazuar se ky grup personash ka kryer veprat penale “sulm kundër rendit juridik të Kosovës dhe pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”.

Sipas policisë, personat e ndaluar gjatë këtij operacioni janë :Z. Deniq, M. Dimitrijeviq, T. Deniq, N. Trajkoviq, D. Stojkoviq dhe G. Matrapazoviq.

Gjithashtu, gjatë këtij operacioni janë konfiskuar në cilësi të provave materiale, armë dhe gjësende të tjera. (v.t.)
XS
SM
MD
LG