Ndërlidhjet

BE me sanksione të reja ndaj Sirisë


Siri
Siri
Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione të reja mbi Sirinë.

Për masat është vendosur në takimin e ministrave të jashtëm.

Aty përfshihen ngrirja e aseteve të bankës qendrore, ndalim udhëtimi ndaj shtatë sirianëve të afërt me presidentin Bashar al Asad, ndalim fluturimi për në vendet e BE-së për kompaninë ajrore siriane dhe kufizime në tregun me ar dhe metale të çmuara.

Deri më tash BE ka futur në listë të zezë pothuajse 150 subjekte dhe individë, si dhe ka vënë sanksione ndaj regjimit të Asadit për armë dhe naftë.

Lëvizja e re e BE-së vjen në ditët kur shtetet perëndimore dhe arabe janë zotuar që të rrisin presionin ndaj regjimit dhe të mbështesin opozitën gjatë takimit “Miqtë e Sirisë”, që u mbajt në Tuniz.

Rusia dhe Irani, aleatët e regjimit të Sirisë, së bashku me Kinën, kanë bojkotuar takimin e javës së kaluar.
XS
SM
MD
LG