Ndërlidhjet

Sarkozi vlerëson fitoren e "Artistit"


Statuja e Oskarit
Statuja e Oskarit
Presidenti francez Nikolas Sarkozi ka përshëndetur triumfin e filmit pa zë “Artisti”, i cili rrëmbeu pesë çmime Oskar në kategoritë: për filmin më të mirë, regjinë, aktorin, kostumografinë dhe muzikën.

“Është sukses i madh për kinemanë franceze, spese “Artisti” nuk është thjesht një film pa zë, është po ashtu bardh e zi dhe mund t’i shtyjë të rinjtë, që iu ka pëlqyer ky film, të shikojnë edhe (Frank) Kaprën, të shikojnë (Ernst) Lubitçin, të shikojnë kinemanë italiane, të gjithë këta filma bardh e zi”, ka thënë Sarkozi.

Ai ka thënë fjalët më të mira edhe për aktorin francez Zhan Duzharden, i cili u vlerësua me çmimin aktori më i mirë.

“Përpjekjet që Zhan Duzharden po i bën janë të jashtëzakonshme dhe duhet të forcojnë idenë tek ne për mbrojtjen e kreativitetit dhe mbrojtjen e prodhuesve të filmave”, tha Sarkozi.

Ceremonia e 84-të e ndarjes së çmimeve Oskar është mbajtur në Los Angjelos në mbrëmjen e kaluar.
XS
SM
MD
LG