Ndërlidhjet

logo-print

KE kritika Belgjikës, Luksemburgut e Suedisë


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Bashkimi Evropian tha se shtetet anëtare Belgjika, Luksemburgu dhe Suedia kanë dështuar në miratimin e legjislacionit që ka për qëllim të mbrojë imigrantët ilegalë nga shfrytëzimi dhe abuzimi.

Në një deklaratë të lëshuar nga Komisioni Evropian, thuhet se që të tri shtete ende nuk i kanë inkorporuar regullat e BE-së në legjislacionin e tyre kombëtar, me të cilin obligohen punëdhënësit e imigrantëve ilegale që t’i paguajnë ata për riatdhesimin si dhe për kontributet e humbura sociale.

Vendet e BE-se është dashur të miratojnë legjislacionin e tillë deri në korrik të 2011-ës.

Komisioni po ashtu akuzoi Austrinë, Qipron dhe Greqinë se kanë dështuar që të zbatojnë procedurat e shpejta që iu lejojnë imigrantëve të shkolluar që të hyjnë në tregun e punës.
XS
SM
MD
LG