Ndërlidhjet

Qeveria përgëzon qytetarët, kritikon VV-në


Prishtine, 27 shkurt
Prishtine, 27 shkurt
Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes një komunikate për media, shpreh mirënjohjen e saj të thellë për qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët protestuan në mënyrë paqësore në protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

"Qeveria e Republikës së Kosovës rithekson se e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është e garantuar me Kushtetutën dhe ligjet tona, dhe si e tillë do të respektohet gjithmonë nga institucionet demokratike të shtetit tonë", thuhet në deklaratë.

Në të njëjtën deklaratë thuhet se "Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh zhgënjimin e saj lidhur me veprimet manipuluese politike të Lëvizjes Vetëvendojse për t’i nxjerrë në protestë qytetarët e Kosovës, që nuk e fshehin qëllimin e saj për ta rrëmbyer pushtetin demokratik nëpërmjet protestave".
XS
SM
MD
LG