Ndërlidhjet

Parlamenti gjerman miraton pakon për Greqinë


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Parlamenti i Gjermanisë ka miratuar një pako të dytë të shpëtimit për Greqinë, me gjithë shqetësimin në rritje të Gjermanisë në lidhje me aftësinë e Greqisë për të shlyer borxhin dhe mbetjen e saj në eurozonë.

Fillimisht nuk ishte e qartë, nëse kancelarja gjermane, Angela Merkel, që përballet me revoltën e një grupi të vogël të anëtarëve të parlamentit nga koalicioni i saj, do të duhej të mbështetej në votat e opozitës, për ta kaluar programin e shpëtimit për Greqinë në vlerë prej 130 miliardë eurosh.

Bashkimi Evropian ka shtyrë Greqinë që të miratojë masa të ashpra kursimi, si kusht për marrjen e pakos së dytë të shpëtimit të dhënë nga BE e Fondi Monetar
Ndërkombëtar.

Mosmiratimi i kësaj pakoje, rrezikone ta çonte Greqinë në falimentim dhe rrjedhimisht edhe largim nga eurozona.
XS
SM
MD
LG