Ndërlidhjet

"Asad do përballet me drejtësinë"


Bruksel, 27 shkurt

Bruksel, 27 shkurt

Ministri i jashtëm francez tha se presidenti i Sirisë do të “përballet me drejtësinë” për krimet e kryera kundër civilëve sirianë.

Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë vendosur sanksione të reja ndaj Sirisë në mes përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund aksionit njevjeçar qeveritar kundër protestuesve të opozitës.

Për masat është vendosur në takimin e ministrave të jashtëm.

Aty përfshihen ngrirja e aseteve të bankës qendrore, ndalim udhëtimi ndaj shtatë sirianëve të afërt me presidentin Bashar al Asad, ndalim fluturimi për në vendet e BE-së për kompaninë ajrore siriane dhe kufizime në tregun me ar dhe metale të çmuara.

Deri më tash BE ka futur në listë të zezë pothuajse 150 subjekte dhe individë, si dhe ka vënë sanksione ndaj regjimit të Asadit për armë dhe naftë.

Aktiviteti diplomatik perëndimor vjen, ndërkohë që televizioni shtetëror sirian njoftoi se 89 për qind të votuesve në referendumin e së dielës e kanë mbështetur kushtetutën e re të propozuar nag Asadi.
XS
SM
MD
LG