Ndërlidhjet

Sanksionet ndaj Bellorusisë 'përçajnë' BE-në


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi
Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian janë pajtuar për sanksione të reja kundër Bellorusisë si reagim ndaj represionit të vazhdueshëm të presidentit Aleksandër Llukashenko ndaj kundërshtarëve të tij politikë.

Blloku prej 27 ministrave të jashtëm ka miratuar sanksionet të hënën, ndërsa ato priten të miratohen formalisht të martën.

Sanksionet e reja prekin 21 persona, përfshirë 19 gjykatës dhe dy zyrtarë policie, që janë të përfshirë në arrestimin dhe dënimin e aktivistëve politikë.

Vendimi i së henës, që do të duhej të miratohej unanimisht, erdhi pas mospajtimeve të brendshme.

Lista e sanksioneve fillimisht mbante edhe emrin e Juri Çirzhit, një mik i afërt i Llukashenkos, që kontrollon kompanitë në fushën e energjisë, ndërtimit, patundshmërisë, farmacisë dhe sektorëve tjerë.

Ministri i Jashtëm i Sllovenisë Karl Erjavec ka kundërshtuar përfshirjen e Çirzhit.

Ai ka thënë se Sllovenia nuk pajtohet që në listë të përfshihet vetëm një biznesmen, kur sipas tij ka edhe shumë të tjerë, që mbështesin regjmin e Lukashenkos.

Raportohet se një konzorcium i Çirzhit ka aprovuar ofertën e kompanive sllovene të ndërtimit për të marrë tender në Bellorusi në vlerë prej 100 milionë eurosh.

Ko ka bërë që ministri i jashtëm polak, Radoslav Sikorski të kritikojë qëndrimin slloven.

“Kjo është një ditë e zymtë për Bashkimin Evropina. U tregua se interesat shtetërore të një shteti, janë më të rëndësishme sesa nevoja për të ndikuar në pushtetin e Lukashenkos që të lirojë të burgosurit politikë”, ka thënë Sikorski.

Kryediplomatja e BE-së, Kethrin Eshton tha se diskutimi për zgjerimin e sanksioneve ndaj bizneseve belloruse do të vazhdojë muajin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG