Ndërlidhjet

Rreth 150 të vrarë në Siri


Tymi del pas bombardimeve të Baba Amr, Siri, 26 shkurt

Tymi del pas bombardimeve të Baba Amr, Siri, 26 shkurt

Grupi aktivist sirian, Këshilli për Koordinim Lokal tha se të hënën janë vrarë 144 njerëz.
Grupi nuk shpjegoi nëse viktimat kishin vdekur të hënën, apo në ditët e fundit, sikur që nuk bëri të ditur se në ç’vend kishin ndodhur vrasjet.

Edhe këshilli, edhe një grup tjetër me seli në Britani, kanë përmendur një grup të madh prej 60 personash, që duket të jenë vrarë jashtë qytetit të rrethuar të Homsit.

Të dy grupet thanë se ka pasur banorë që kanë lëshuar Homsin dhe në ikje e sipër mund të jenë vrarë.

Ndërkohë, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar tha se Kryqi i Kuq i Sirisë ia ka dalë të evakuojë tre persona nga rrethina Baba Amr e Homsit, njëra nga zonat që është goditur më së shumti nga bombardimet e qeverisë.

Kjo organizatë tha se gazetarët e huaj që janë ngujuar në Homs, përfshirë një fotoreporter britanik dhe një gazetare franceze, nuk ishin në mesin e të evakuuarve.
XS
SM
MD
LG