Ndërlidhjet

"Fusnota nuk është kurth"


Borko Stefanoviq, shef i ekipit neogociator serb

Borko Stefanoviq, shef i ekipit neogociator serb

"Pika e fundit e marëveshjes me Prishtinë nuk fsheh kurrfarë kurthi, por, përkundrazi mbron interesat shtetërore të Serbisë", ka thënë shefi i ekipit negociator serb Borisllav Stefanoviq, për të përditshmen Novosti.

Gazeta vë në pah se pika 11 e marrëveshjes për bashkëpunim rajonal, që flet se zgjidhja është me “bazë të përkohshme” ka ngritur dilemat se fusnota, e cila kërkon që të mos paragjykohet statusi, ngjashëm sikurse që ka thënë shefja e ekipit negociator kosovar, Edita Tahiri- “deri në pranverë do të shkrihet si fjollë bore”.

Por, Stefanoviq, ka thënë se kjo pikë e marrëveshjes nuk fsheh kurrfarë kurthi.

“Ky formulim tregon se nuk është marrëveshje e vërtetë ndërshtetërore, por marrëveshje e dy palëve për çështje të caktuara. Kështu që hap mundësinë që të të ardhmen të arrihen edhe zgjidhje më të mira, natyrisht me pajtimin e të dy palëve”, ka thënë Stefanoviq.

Prishtina dhe Beogradi kanë nënshkruar të premten e kaluar në Bruksel, marrëveshjen për bashkëpunim rajonal, sipas së cilës në nismat rajonale, Republika e Kosovës prezantohet vetëm si Kosova, por me një fusnotë, e cila përmban Rezolutën 12 44 dhe Deklaratën e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG