Ndërlidhjet

Daçiq kërkon nga BE lirimin e pjesëtarëve të MUP-it


Ivica Daçiq, ministër i Brendshëm i Serbisë
Ivica Daçiq, ministër i Brendshëm i Serbisë
Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, ka kërkuar nga zyrtarët e Bashkimit Evropian, lirimin e pjesëtarëve të ministrisë që ai drejton (MUP), që u arrestuan nga autoritetet kosovare në Gjilan.

Ai ka thënë se akuzat kundër tyre janë të rrejshme dhe të montuara.

Një ditë më parë, një gjykatës i EULEX-it, ua ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh pesë pjesëtarëve të MPB-së serbe, të cilët akuzohen për ushtrim të padrejtë të presionit ndaj banorëve të Parteshit për mosnjohjen e institucioneve të Kosovës.

Ai ka thënë se në kuadër të takimeve që ka zhvilluar në Bruksel, së bashku me presidentn serb Boris Tadiq, ka ngritur dhe këtë çështje duke kërkuar “që ky rast të zgjidhet sa më shpejt, pasi do të ketë pasoja të mëdha”.

Daçiq, ka thënë se autoritetet e Prishtinës kanë arrestuar “katër pjesëtarë të MUP-it që jetojnë në Kosovë, ndërsa punojnë në Serbi, nën akuza të montuara dhe të rrejshme”.

“Nuk bëhet fjalë për armë pa leje dhe as uniforma, sepse ato janë uniforma të vjetra dhe tërë kjo mund të nxisë masa reciprociteti nga ana e Serbisë”, është shprehur Daçiq.
XS
SM
MD
LG