Ndërlidhjet

logo-print

AI: Dyfishohen ekzekutimet në Iran


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Amnesty International ka publikuar një raport, në të cilin thuhet se Irani ka ekzekutuar dyfish më shumë të dënuar në vitin 2011 sesa në vitin 2010.

Grupi për të drejtat e njeriut tha se është vështirë të saktësohet numri i ekzekutimeve të kryera në Iran.

Por, AI tha se mediat iraniane raportojnë se në vitin 2011 janë kryer 600 dënime me vdekje, krahasuar me 253 sa kanë qenë në 2010.

Grupi beson se numri i vërtetë mund të jetë edhe më i madh, dhe thekson se rritja e ekzekutinmeve “mund të jetë një strategi për përhapjen e frikës në mes të popullatës për të dekurajuar protestat”.
XS
SM
MD
LG