Ndërlidhjet

SHBA nuk lëkundet nga misioni në Afganistan


Afganistan, 25 shkurt
Afganistan, 25 shkurt
Administrata e presidentit të SHBA-së Barak Obama tha se nuk ka plan që të përshpejtojë tërheqjen nga Afganistani pas sulmeve të dhunshme kundër amerikanëve.
Sulmet e ditëve të fundit janë nxitur nga djegia e kopjeve të Kuranit në një bazë të NATO-s, veprim ky që zyrtarët amerikanë kanë thënë se ka qenë i paqëllimshëm.

Sekretari për shtyp i Shtëpisë së Bardhë, Xhei Karnei, tha se me gjithë vrasjen e dy zyrtarëve ushtarakë të SHBA-së në Ministrinë e Brendshme afgane, SHBA mbetet e përkushtuar që të mos i tërheq trupat para vitit 2014, siç ka qenë e planifikuar.

Zëdhënësi i Pentagonit, Xhorxh Litëll, tha se “kushdo që mendon se mund të dobësohemi nga këto sulme qyqare, po gabohet rëndë”.
XS
SM
MD
LG