Ndërlidhjet

Sot konkluzat për Serbinë


Takimi i ministrave të Jashtëm të BE-se, Bruksel, 27 shkurt

Takimi i ministrave të Jashtëm të BE-se, Bruksel, 27 shkurt

Ministrat e Jashtëm të BE-së pritet që sot të miratojnë konkluzat në lidhje me kandidaturën e Serbisë për në BE, ku pritet që edhe formalisht të thuhet se shteti serb i ka përmbushur kriteret për marrjen e statusit.

Planifikohet që të përshëndetet qëllimi i Komisionit Evropian për të përpiluar një studim të fizibilitetit për Kosovën.

Me këtë, sipas zyrtarëve të BE-së, Serbia do të marrë statusin e kandidatit, ndërsa edhe Kosova do të marrë një motivacion për të vazhduar reformat dhe për të ecur drejt mundësive të përafrimit me BE-në.

Siç raporton, korrespondenti i Radios Evropa e Lirë në Bruksel, sa i përket studimit të fizibilitetit fjala është vetëm për mundësinë e nisjes së një studimi të tillë, por që nuk paragjykon asgjë.

Edhe kryediplomatja e BE-së Kethrin Eshton ka thënë një ditë më parë se ky studim nuk do të thotë se od të ketë apo nuk do të ketë Marrëveshje të Stabilizim Asociimit(MSA).

Disa nga shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, kushtëzojnë mbështetjen e tyre për këtë formulimin me marrëveshjen MSA, që ato të mos kenë nevojë ta njohin pavarësinë dhe që Kosova në raportet me BE-në të mos konsiderohet si shtet i pavarur.

Spanja mësohet te këtë thënë, se nuk do ta njohë shtetin e Kosovës për shkaqe ligjore, por nuk do të pengojë afrimin e Kosovës me BE-në, me kusht që Kosova të mos trajtohet si shtet i pavarur.

Mësohet se qëndrim të ngjashëm ka edhe Qiproja. Por, qëndrimi i tyre, pritet të sqarohet sot, kur të miratohen konkluzat.
XS
SM
MD
LG