Ndërlidhjet

Stub: Ditë e mirë pë Kosovën e Serbinë


Aleksandër Stub
Aleksandër Stub
Ministri finlandez për Evropën dhe Tregtinë e Jashtme, Aleksandër Stub duke folur para fillimit të takimit të Këshillit të BE-së për Çështjet e Përgjithshme, ka thënë se sot është një ditë e mirë edhe për Serbinë edhe për Kosovën.

“Mendoj se do të shkojmë përpara. Duket mirë. Që të dy palët, Kosova dhe Serbia, kanë bërë mjaft kompromise në ditët e kaluara. Jam i sigurt se do të ketë disa ndryshime në konkluzione, por përvec kësaj, kjo duhet të jetë një ditë e mirë për Serbinë dhe Kosovën”, ka thënë Stub.

Ministrat e Jashtëm të BE-së pritet që sot të miratojnë konkluzat në lidhje me kandidaturën e Serbisë për në BE, ku pritet që edhe formalisht të thuhet se shteti serb i ka përmbushur kriteret për marrjen e statusit.

Planifikohet që të përshëndetet qëllimi i Komisionit Evropian për të përpiluar një studim të fizibilitetit për Kosovën.
XS
SM
MD
LG