Ndërlidhjet

OKB debaton krizën në Siri


Gjenevë, 2011
Gjenevë, 2011
Trupi më i lartë për të drejtat e njeriut i OKB-së mban një debat special mbi Sirinë për të diskutuar aksionet 11 mujore të presidentit Bashar Al Asad kundër protestuesve anti-qeveritarë.

Thuhet se Këshilli për të Drejtat e Njeriut do të debatojë një projekt-rezolutë e cila dënon “shkeljet sistematike dhe në masë të madhe të të drejtave të njeriut” dhe bën thirrje për ndaljen e sulmeve ndaj civilëve.

Rusia, megjithatë, ka bërë me dije se do të votojë kundër një rezolute, duke thënë se debati në këshillin 47 anëtarësh duhet të zhvillohet në mënyrë “konstruktive dhe të depolitizuar”.

Rusia, një aleate e Sirisë, si dhe Kina, kanë vënë veto mbi një projekt-rezolutë të mëhershme të Këshillit të Sigurimit, që kishte në shënjestër regjimin sirian. Irani, një aleat tjetër i Sirisë ka kundërshtuar debatin në Gjenevë.
XS
SM
MD
LG