Ndërlidhjet

Nis procesi gjyqësor në "rastin Kleçka"


Fatmir Limaj me avokatët mbrojtës, Prishtinë, 2011

Fatmir Limaj me avokatët mbrojtës, Prishtinë, 2011

Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka nisur procesi gjyqësor në rastin e deputetit Fatmir Limaj, dhe nëntë ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - që të gjithë të akuzuar për krime kundër popullatës civile gjatë luftës më 1999, në atë që njihet si "rasti Kleçka" .

Në seancën e sotme është thënë se do të shqyrtohet pranueshmëria dhe besueshmëria e dëshmive të Agim Zogajt, i njohur si dëshmitari X.

Ky procesi gjyqësor për rastin “Kleçka” që nga viti i kaluar ishte ndërprerë disa herë për shkak të kërkesave të mbrojtjes për pezullimin e prokurorit të rastit Maurizio Salustro dhe çështje të tjera sa i takon pranueshmerisë së provave për procesin.

Është thënë se deri në muajin korrik janë planifikuar të mbahen rreth 40 seanca gjyqësore.
XS
SM
MD
LG