Ndërlidhjet

BE: Vendimi për Serbinë shtyhet për disa orë


Flamuri i Bashkimit Evropian

Flamuri i Bashkimit Evropian

Këshilli i ministrave për çështje të përgjithshme të Bashkimit Evropian, e ka shtyrë “deri në fillim të drekës”, vendimin final për dhënien e statusit të kandidatit për Serbinë, pasi Rumania ka kërkuar që të ketë garantime shtesë se Beogradi në mënynrë të rregullt do t’i implementoj ligjet për pakicat kombëtare.

Këtë për gazetarë e tha një zyrtar, i cili merr pjesë në takim, duke shtuar se “nuk është krejtësisht e qartë se çka dëshiron Rumania”.

Ai mëtutje ka shpjeguar se Komisioni Evropian ka ofruar që me deklaratë të veçantë të theksohet se me kujdes do të ndiqet se si implementohen ligjet dhe politika e Serbisë ndaj pakicave kombëtare.

Ky zyrtar ka thënë se Polonia dhe Lituania më nuk paraqitur kurrfarë vërejtjesh në vendimin e pritur të Këshillit të ministrave, që liderëve të BE-së t’u propozojnë dhënien e statusit të kandidatit për Serbinë.

Në këtë takim, pesë vendet anëtare të BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovën, kanë kërkuar që në konkluzionet e mbledhjes të theksohet se “është marrë në dijeni synimi i Komisionit Evropian”, që të përgatituet studimi i fizibilitetit për marrëveshjen për stabilizim asocim të BE-së me Kosovën.
XS
SM
MD
LG