Ndërlidhjet

*Video - lojërat aktive nuk nxisin fëmijët për ushtrime

I tërë boksimi, boullingu dhe vallëzimi virtual përmes sistemeve të video-lojërave ka gjasa të mos përmbush kërkesat ditore të ushtrimeve fizike për fëmijët, vë në pah një studim i ri.

Nga raporti në fjalë mësohet se fëmijët, të cilëve u janë dhënë video-lojëra aktive në Nintendo Wii nuk janë marrë me më shumë aktivitete se sa fëmijët, që kanë luajtur video-lojëra duke mbetur të ulur në divan.


*Tabletat - efektin e njëjtë si stendat në zemër


Trajtimi i pacientëve stabilë me një dorë plotë tableta ka efektin e njëjtë me vënien e stendave në arteriet e bllokuara të zemrës, bënë të ditur hulumtuesit.

Ata thanë se, bazuar në dëshmitë e tyre, barnat e lehta dhe më të lira kanë të njëjtin efekt me implantimin e një mjeti shëndetësor tek pacientët e tillë.

Stendat e prodhuara nga kompanitë si Boston Scientific Corp (BSXN), Abbott Laboratories (ABT.N) dhe Medtronic Inc. (MDT.N) preferohen më së shumti për trajtimin e pacientëve të cilëve u hapen arteriet e bllokuara pas një sulmi në zemër.


*Spërka me nikotinë ndihmon në lënien e duhanit


Një spërkë për gojë që e furnizon organizimin e njeriut me një dozë të nikotinës me një shpejtësi më të madhe se sa ballomat apo çamçakëzët mund t’u ndihmojë njerëzve më shumë në lënien e duhanit, thuhet në një studim të hulumtueseve skanidavë e gjermanë.

Gjatë një eksperimenti të zbatuar në vitin e kaluar, ata erdhën në përfundim se, krahasuar me një spërkë pa substanca mjekësore, spërka me nikotinë ka ndihmuar dyfish më shumë në lënien e duhanit.

Një nga arsyet për këtë, siç shkruan grupi i shkencëtarëve në zhurnalin “European Respiratory” mund të jetë furnizimi i shpejtë i organizmit me nikotinë në kohën kur atë e godet dëshira e madhe për duhan.


*Fitness - DVD-ja ende më e përdorura


Pavarësisht avancimit të botës së video-ve dhe aplikacioneve të ndryshme për smart-phone-at, përdorimi i DVD-së me programe për ushtrime fizike është i lartë si kurrë më parë.
Meqë njerëzit po tentojnë të jetojnë në mënyrë më të shëndetshme, DVD-ja mbetet mënyra më e mirë, më e lirë dhe më private për zbatimin e metodave të ndryshme për ushtrime fizike.


*Anashkalojnë përdorimin e barnave


Njerëzit e sëmurë nga osteoperosisi (sëmundje eshtërore) në shumë raste nuk i marrin barnat të cilat u janë caktuar, ndërsa këshillat mjekësore përmes telefonit ndihmojnë pak në ndryshimin e këtij fakti, thuhet në një hulumtim.

Shkencëtarët thanë se osteoporosisi paraqitet në më shumë se dy milionë fraktura eshtërore në Shtetet e Bashkuara duke shkaktuar shpenzime shëndetësore prej diku 19 miliardë dollarë.(e.p.)


Të rejat e fundit nga shëndetësia janë mbledhur nga agjencia Reuters.
XS
SM
MD
LG