Ndërlidhjet

Kosovë: Serbët e arrestuar u janë kërcënuar banorëve


Policia e Kosovës
Policia e Kosovës
Kryetari i Komunës së Parteshit, Nenad Cvetkoviq, i votuar në zgjedhjet lokale të Kosovës, tha sot se i ka paraqitur pesë punëtorët e Ministrisë së punëve të brendshme të Serbisë (MUP), për shkak se ata u ishin kërcënuar dhe i kishin shqetësuar serbët që jetojnë në këtë komunë.

Sipas tij, dy qytetarëve serbë ata u ishin kërcënuar se “duhet të largohen nga institucionet e Kosovës ose do të arrestohen” nga MUP-i i Serbisë, raporton agjencia Beta.

Katër punëtorët e MUP-it të Serbisë dhe një serb tjetër nga rajoni i Gjilanit, janë arrestuar nga policia speciale e Kosovës, të shtunën më 25 shkurt dhe akuzohen për “sulm në sistemin juridik të Kosovës dhe pengim të policisë në kryerjen e detyrës zyrtare”.

Atyre u është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh.

Komuna e Parteshit, me popullatë shumicë serbe, është formuar sipas planit të Marti Ahtisarit, ish i dërguar i OKB-së për Kosovën.
XS
SM
MD
LG